Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 12 – 18 dhjetor 2022

Ky është horoskopi javor nga data 12 deri në 18 dhjetor 2022. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Horoskopi Dashi

Tre yje për Dashin. Nuk mund ta lini veten të shijoni dashurinë, sepse, mes së shtunës dhe të dielës gjithçka do të jetë më e vështirë. Nuk jeni shumë të disponueshëm, nuk doni të kuptoni dhe dëgjoni një person që jenë të bindir se nuk është sjellë shumë mirë me ju. Dhe tashmë, ju e konsideroni jo të besueshëm.

Në punë, nga data 20 dhjetor gjithçka do jetë sërish shumë aktive: mjafton të bëni pak durim, sepse diçka po lëviz!

Horoskopi Paolo Fox Demi

Pesë yje për Demin. Nuk ka më histori të ndërlikuara dashurie, tani, një person i veçantë mund të kthehet në jetën tuaj. Megjithatë, vështirë se do të arrini të bëni kompromis.

Në punë favorizohen takime të reja: duhet të jeni optimistë dhe të filloni të mendoni për projekte të reja, më të mira. Forca!

Horoskopi i Binjakëve

Pesë yje për Binjakët. Nëse një histori nuk shkon ashtu siç dëshironi, ndoshta është më mirë ta lini pas, sepse kur mbyllet një derë, hapet një tjetër. Edhe ju në lidhje të konsoliduar, jeni pak të lodhur duke debatuar gjithmonë: mos u shqetësoni sepse Venusi do të jetë me ju nga e shtuna.

Në punë yjet janë të rëndësishme dhe ka nga ata që ju vlerësojnë gjithnjë e më shumë. Dhe një epror, po mendon se jeni interesantë nga pikëpamja profesionale!

Horoskopi i Gaforres

Tre yje për Gaforren. Nuk duhet të konkurroni me askënd në dashuri dhe gjithashtu duhet të keni kujdes nga xhelozia. Sidomos në marrëdhëniet e reja dhe me njerëz që nuk ju njohin mirë ende.

Në punë nuk mungojnë propozimet: kënaqësitë, po pra, janë pranë! Nuk jeni të lumtur?

Horoskopi i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Ka nga ata që duan të bien në dashuri, por edhe nga ata që duan thjesht dhe vetëm të krijojnë një miqësi të mirë. Dhe ky muaj do të jetë vendimtar. Ndërkohë, nëse nuk ju pëlqen dikush dhe nuk ju kushton vëmendjen që meritoni, lëreni të shkojë, “udha e mbarë”.

Në punë, parashikimet janë që tani: 2023 do të jetë viti juaj me fat. Kështu që ju vetëm duhet të filloni të kuptoni se si të veproni dhe si të ecni drejt së ardhmes.

Horoskopi i Virgjëreshës

Pesë yje për Virgjëreshën. Faza e rikuperimit ka nisur në dashuri, duhet thënë se nëntori, ishte një muaj vërtet i vështirë. Tani përpiquni të mos jeni melankolik, por të filloni të merrni veten duke ecur përpara.

Në punë, përgjigjet dhe lajmet e mira që prisni do të vijnë së shpejti, edhe në funksion të vitit 2023. Pra, diçka ka nisur të lëvizë!

Horoskopi i shenjës së Peshores

Tre yje për shenjën e Peshores. Kujdes nga diskutimet në dashuri, veçanërisht të shtunën dhe të dielën e kësaj jave të re. Është pak e vështirë të vazhdosh historitë, sepse kërkon shumë dhe po i vë në dyshim të gjithë.

Në punë mos u nxitoni: bëni mirë të jeni fillimisht të qartë me veten, ndaj mos u bëni kaq konfuzë. Më mirë të ruani qetësinë dhe të jeni të durueshëm!

Horoskopi i Akrepit

Katër yje për Akrepin. Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund ta lini veten të dashuroheni. Dhe për sfidat në këtë drejtim, yjet ju kanë zgjedhur ju favoritë, duke veçuar ditën e enjte.

Në punë keni shumë qëllime të mira dhe është koha të filloni të mendoni për ndryshimet. Sidomos në funksion të vitit që po vjen!

Horoskopi i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri më në fund keni mësuar të lini veten të lirë, pa ankthe dhe shqetësime. Jeni duke e marrë lehtë edhe një histori të lindur së fundmi. E ndërkohë, e hëna dhe e marta do të jenë ditë të veçanta.

Në punë, takimet janë të favorizuara, sidomos në fillim të javës kur Hëna do të jetë me ju!

Horoskopi i Bricjapit

Pesë yje për Bricjapin. Venusi është në anën tuaj, dashuria është kthyer në jetën tuaj. Prandaj, nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten të hidheni tek emocionet e bukura. Bëjeni këtë, pa frikë.

Në punë, siguritë do të vijnë vitin e ardhshëm: megjithatë, kini kujdes nga ata që ju kanë zili sepse munden t’ju pengojnë!

Parashikimi për Ujorin

Katër yje për Ujorin. Dashuria po bëhet gjithnjë e më intriguese dhe historitë që lindin tani mund të bëhen vërtet të rëndësishme midis janarit dhe shkurtit. Lëreni të kaluarën, propozimet janë gati për t’iu përveshur “punës”.

Në punë po fillon një fazë rikuperimi: çështjet ekonomike janë në rregull, e, në përpjekje për të bërë pará, nuk ju mungon kreativiteti. Dhe 2023 do të jetë një vit i veçantë!

Horoskopi i Peshqve

Katër yje për Peshqit. Zodiaku duket premtues në dashuri, por duhet të hiqni dorë nga e kaluara për të nisur një histori të re. Takime të reja të mundshme, janë të mira.

Në punë nuk mungojnë mundësitë, sidomos me Saturnin i cili do të jetë në anën tuaj pas disa muajsh. Mjaft me pasiguritë dhe tensionet, rruga është e duhura!

 

Fraksion.com