AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj-Stublla: Dikush t’ia kujtojë Petkoviqit se Serbia e ka të ndalur të hyjë në Kosovë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se Serbia do të shqyrtojë dërgimin 1 mijë forcave të sigurisë në Kosovës.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ish-kryediplomatja ka shkruar se dikush duhet të ia rikujtojë zyrtarit serb se Marrëveshja e Kumanovës ia ndalon një gjë të tillë Serbisë.

“Dikush duhet t’ia kujtojë Petkoviqit se pika nr.4 e Marrëveshjes së Kumanovës, e nënshkruar nga Serbia kufizon rreptësishtë hyrjen, rihyrjen dhe qëndrimin brenda Kosovës”, ka shkruar ajo.

Mbrëmë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar pas shtimit të forcave të Policisë së Kosovës në veriun e vendit duke ngritur edhe pretendime të çuditshme dhe duke shprehur fjalë nxitëse.

Petkoviq ka deklaruar se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë, dhe sipas tij ky veprim se do të bëhet në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com