AktualitetPolitikëTë fundit

“E kemi gdhirë. S’ka kohë për të humbur!”, Shalsi: Kemi një vit që diskutojmë për Portin e Durrësit

Teksa deputetët e opozitës kanë kërkuar që të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet për marrëveshjen për Portin e Durrësit, kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi pohoi se nuk ka kohë për të humbur.

Ai theksoi se prej një viti po diskutohej për këtë marrëveshje, ndërsa shtoi se bashkë me kolegët e ka gdhirë për të lexuar këtë marrëveshje.

Shalsi: Kur ligji i diskutua në parlament për të kaluar me procedurë të përshpejtuar u dhanë argumentet, u cituan dhe disa raste, siç ishte rasti i investitorit të Montenegros, por kur u ndesh me procedurat burokratike, ajo që ndodhi ishte se brenda pak javësh iku nga Shqipëri dhe e zhvilloi investimin në Mal të Zi. Për këtë çështjes ka një vit që diskutohet.

Nuk ka kohë për të humbur dhe sot jemi përpara një fakti, unë me disa prej kolegëve tanë e kemi gdhirë duke shfletuar, dhe ne kemi disa pyetje për të bërë. Nga ana tjetër duke marrë në konsideratë investimin, më së pari duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë. Nuk mundet të bëhet objekt një kontratë e tillë, në ekrane ku nuk e kanë idenë të madhësisë së investimeve, as të procedurave. Nga njëra anë kërkoni ministrat, nga ana tjetër teknikë që kanë negociuar marrëveshjen. Ja ku i keni sot. Të na shpjegojnë.

 

 

Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën.

Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vika mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Dashamir Shehi.

 

Fraksion.com