Zhulali: Qeveria të marrë masa dhe të adresojë shkaqet e emigrimit
Drejtuesja e departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali ka reaguar sot në lidhje me emigrimin e shqiptarëve.
Në një deklaratë për mediet, Zhulali tha se sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën 2009-2013, 134.000 shtetas shqiptarë u rikthyen në atdhe.
“Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, nga viti 2014, janë larguar nga Shqipëria mbi 740.000 shqiptarë. Që prej vitit 2019, Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave, të kërkuar prej Holandës, së cilës i është bashkuar edhe Presidenca Çeke e BE para disa javësh. Shqetësimet e vendeve europiane lidhen me fuqizimin e krimit të organizuar, me nivelin alarmant të korrupsionit, me rritjen dramatike të emigracionit, me cenimin e sigurisë.”
Po ashtu, Zhulali tha se Partia Demokratike përsërit thirrjen e saj për trajtimin me urgjencë të të gjitha çështjeve të ngritura nga vendet anëtare të BE.
Fraksion.com