AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka: Shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi sot lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Xhaçka shprehu, “shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës”.

“Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv”, theksoi Xhaçka në një postim në Twitter.

Ky, u shpreh Xhaçka, “nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar”.

“Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, theksoi Xhaçka.

 

Fraksion.com