Zgjedhjet vendore, Ilir Meta i shkon Sali Berishës në selinë e PD-së
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë ditën e sotme të hyjë në selinë e PD.
Mësohet se kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillojnë një takim.
Mësohet gjithashtu se takimi ka në fokus zgjedhjet vendore 2023.
Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë sëbashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet loakle.
Ky takim vjen vetëm dy ditë pas presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën e zgjedhjeve lokale.
Fraksion.com