AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka vullnet për kandidat të përbashkët”, Paloka zbardh takimin me Bardhin

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka që është caktuar dhe si negociatori nga krahu u Berishës për të folur me grupin tjetër të demokratëve, ka zbardhur detaje nga takimi me Gazment Bardhin.

Paloka u shpreh para mediave pas përfundimit të takimit që zgjati 1 orë, se takimi i sotëm nuk mund të cilësohej si i dështuar, pasi nga pala tjetër ishte shfaqur vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët.

“Nuk mund të quhet i dështuar takimi i sotëm. Ka vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju lutem, kaq për sot, kur të kemi diçka më shumë, do ua them”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com