“Mbyllen dyert në Komisionin e Sigurisë”, Drejtoresha e AKSHI-t: Ka informacione sekrete
Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj, po zhvillon një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë lidhur me sulmin kibernetik ndaj institucioneve shtetërore si edhe sistemit TIMS.
Karçanaj kërkoi që seanca dëgjimore të kryhej me dyer të mbyllura, pasi sic u shpreh, informacioni që do të ndahet me deputetët është I klasifikuar si tepër sekret.
“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë një informacion të konsiderueshëm që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do tju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh Karçanaj, deklarata e së cilës u shoqërua me debat në komision.
“Të falenderoj kryetar, ne jemi një grup deputetësh që e kemi parë të arsyeshme këtë seancë dëgjimore. Drejtoresha e AKSHI e sheh të arsyeshme të bëhet me dyer të mbyllura
Ne si deputetë e kemi kërkuar këtë seancë se pavarësisht se siguria kombëtare u cënua nga hakerat iranianë , hakeri më i rrezikshëm që është vazhdimisht cënues I sigurisë kombëtare, është korrupsioni dhe kemi të gjithë argumentet për ta provuar edhe këtë. Pra, ishin mangësitë e lëna në sistem nga korrupsioni që cuan hakerat iraninë në sistemin tonë.” – u shpreh Xhaferaj.
“Detyrën e prokurorit lerjani të tjerëve. Drejtoresha ka ardhur këtu për të informuar nëse nxirrni përfundime jeni të gabuar” -u shpreh Naco.
“Është kërkuar kjo seancë me AKSHIn edhe për një arsye, ne pranojmë se vendi është në aggression kibernetik. Një seancë e ka vlerën për t’u informuar deputetët por c’ka ka ndodhur prek edhe publikun, ndaj duhet të jepeshin edhe sinjale qetësie apo realizmi. Edhe për të ditur se cila ka qenë gjendja e gatishmërisë, nga AKSHI apo institucione të tjera. “ vijoi Alibeaj.
Ndërsa hodhi në votim për vijimin e seancës me dyet të mbyllura, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre e gjithçka tjetër, me qëllim mos përhapjen e informacioneve.
Fraksion.com