AktualitetPolitikëTë fundit

Sokol Balla largohet për herë të dytë nga Top Channel

Sokol Balla është larguar nga televizioni Top Channel.

Ai e paralajmëroi vetë një javë më parë, se mund të largohet nga ky ekran.

Duket se vendimi është zyrtarizuar pasi emisioni i tij “Top Story” mungoi në programacion dhe është zëvendësuar me një film.

Herën e fundit që doli në ekran, të enjten e shkuar, Balla tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi paçi fat”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.

‘Shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në ora 21:00. Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që Sokol Balla ikën në një portal tjetër, unë nuk iki në një emision tjetër, ose më saktë nuk dua të iki pasi konsideroj Top-in shtëpinë time. Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që duhet të rrijë jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat’- tha Balla.

Kjo është hera e dytë që Balla largohet nga Top Channel.

 

Fraksion.com