Berisha thirrje KE: Mos disbursoni asnjë qindarkë pa hetuar aferat korruptive në Shqipëri
Kryetari i PD-së Sali Berisha, në seancën e sotme plenare në Kuvend i ka bërë thirrje Parlamentit Europian dhe SHBA që të hetojnë aferat korruptive në Shqipëri. Në Kuvend kërkoi që Komisioni Europian të mos disbursojë asnjë qindarkë pa u hetuar afera e Butrintit dhe ndërtimet në Tiranë pasi sipas tij, bashkëpronar është Edi Rama.
“Komisioni Europian, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet europiane në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat. Kjo është të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri të tenderave sekretë që janë rritur me 20 herë! Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike,sepse sot ç’po ndodh?!
Është e vërtetë që ju po jepni dhe po kontrolloni në njëfarë mënyre, implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera dhjetëra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë.
Ndaj të marrin fund tenderat sekretë! Impononi, qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot më të mëdha në planet të ndërtimeve publike.
Kini mëshirë për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe europianë. Po shtoj se paratë e taksapaguesve janë në aferën e djegësve. I kërkoj KE të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Butrintit, një aferë korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të cmuara. I bëj thirrje PE dhe kongresit të SHBA të ndërmarrë hetim të plotë për këto afera të mëdha. Shqipëria ka kaluar cdo lloj vije të kuqe përsa i përket vjedhjeve. Punësimi u rrit vetëm 0.5%. Cfarë janë këto kulla? Mullarë gjigant të drogës të Edi Ramës.
KE të hetojë sepse Tirana gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Sic thotë populli, ku ka zë, s’është pa gjë. Ka shumë të tjerë, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Përulem me nderim të madh para bujarisë së taksapaguesve europian, por të kushtëzojnë cdo qindarkë për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë”, tha Berisha.
Fraksion.com