AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Rama për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti, është zgjidhja e “Ballkanit të Hapur’

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Beogradi se zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje e “Ballkanit të hapur”.

Në punimet e samitit të “Ballkanit të hapur”, Rama komentoi arritjen e marrëveshjes mes  Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen në kufi.

“Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe zgjedhja e ‘Ballkanit të hapur’. Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e ‘Ballkanit të hapur’. Dje ia kam thënë një gazetareje serbe se nuk do të ishte nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova dhe vendet e tjera të ishin në ‘Ballkanin e hapur’”, tha Rama.

“Për këtë dua t’i shpreh publikisht respektin tim Presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë edhe një sinjal shumë të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja. Zgjedhja e parë është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht që kjo nuk zgjidh të gjithë atë që mbetet për t’u zgjidhur, as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, tha kryeministri.

 

Fraksion.com