Boris Johnson mund të përzgjidhet si shefi i ri i NATO-s?
Emri i kryeministrit të dorëhequr të Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përflitet se do të jetë shefi i ri i NATO-s.
Lajmi i bujshëm vjen në një kohë kur konservatorët kanë nisur një fushatë thirrjesh ndaj Johnson për ta ndaluar së inkurajuari një ‘fantazi trumpiste’ për të qëndruar në pushtet, pas deklaratave të miqve të tij se mbajtja e postit në Downing Street i është kthyer në obsesion.
Aleatët e kryeministrit kanë lënë të kuptohet se ai mund të zëvendësojë Jens Stoltenberg si sekretar të përgjithshëm të aleancës ushtarake kur, siç pritej, norvegjezi të japë dorëheqjen në shtator të vitit të ardhshëm.
Joshja e postit të profilit të lartë mund të jetë tërheqëse për kryeministrin, por atij do t’i duhej të hiqte dorë si deputet për ta marrë atë.
Duket se me lajmin e bujshëm që lidh Johnson me NATO-n, mund të shpjegohen edhe vizitat e tij të herëpashershme në Ukrainë, aty ku Britania e Madhe ka qenë mbështetësja kryesore pas SHBA-ve me fonde financiare, armë dhe ndihmë për katastrofën humanitare.
Fraksion.com