AktualitetPolitikëTë fundit

Bojkoti i samitit të BE-së nga Rama, Berisha paralajmëron protestë: Ai s’duhet të kthehej më nga Franca

Kreu i demokratëve, Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fortë ndaj kryeministrit Rama për shkak të bojkotit të pritshëm të samitit të BE-së ditën e nesërme.

Duke folur në një tryezë me ekspertë dhe diplomatë për rrugën europiane të Shqipërisë, Berisha u shpreh se “Ccdo ditë që ne nuk i dalim sot fatit tonë, por lejojmë që një aventurier i tillë të shkelmojë mbi identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë. Normalisht ai sdo mund të kthehej më. Ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po projekton. Edhe atje po ti jepnin azil, pastaj do shkonte në Beograd”.

Sipas tij “nuk jam dakord me cciftimin që na bëjnë. Por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për fajin tonë. Megjithatë ky mund të mos jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën e zezë të historinë, të kalojmë në anën serbo- ruse. Mendoj që ne duhet të thërrasim një protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një farë mënyrë ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë njeri i shitur, i pashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.

 

Fraksion.com