AktualitetPolitikëTë fundit

“I keqardhur? Begaj nuk e thirri në takim”; Berisha: Nuk kërkon këshilla nga unë se nuk merr atë që pëlqen

Ish kryeministri Berisha ka folur për mungesën e tij në turin e takimeve që Presidenti I zgjedhur Bajram Begaj ka nisur me ish paraadhësit e tij.

“Qëndrimi im ishte publik ndaj zgjedhjes së tij. Ju besoj e keni parë. E konsideroj normale, ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente se zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Vërtetë mori postin e presidentin por monizmi për shqiptarët është mënxyrë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com