15 ditë burg për dy tifozët holandezë, goditën shqiptarin me karrige në kokë
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për dy tifozët holandezë, të akuzuar për “plagosje të rëndë” një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord.
Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.
Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave.
24.05.2022, Roma🇮🇹 vs Feyenoord🇳🇱, one Albanian injured after fight https://t.co/Fjy3xrlEmQ#ASRoma #feyenoordrotterdam #hooligans pic.twitter.com/AAWlehmLo1
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 24, 2022
Arben Grami, avokati i 2 të rinjve holandezë që u përfshinë në sherrin ku mbeti i lënduar një shqiptar një ditë para finales së Conference League, ka thënë se ata janë të pafajshëm pasi nuk e kanë dhënë ato goditjen vendimtare për të lënduarin.
“Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit. Janë shumë të rinj, rreth 21 vjeç. Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një burrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar”, ka thënë Grami.
Fraksion.com