AktualitetBota+Të fundit

36 vite më pas, kujtesa e Çernobilit dhe kërcënimi i ri bërthamor

Nga Yaryna Grusha Possamai

 

Ajo çfarë është sot kërcënimi bërthamor për botën, në territoret e Ukrainës dhe Bjellorusisë u përjetua drejtpërdrejt në vitin 1986. Sot mbushen 36 vite nga nata në të cilën shpërtheu reaktori nr.4 bërthamor i Çernobilit, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në historinë e planetit.

Ndoshta sot askush mund të mos e mbajë mend atë ngjarje, pasi jemi duke përjetuar një kërcënim të ri bërthamor. Evropa përpiqet të shmangë konfliktin bërthamor. Rusia po epërdor kërcënimin si armën më të fuqishme që ka në dorë për të arritur qëllimet e saj.NdërkohëUkraina dhe Bjellorusia e dinë nga përvoja e tyre e hidhur, se cilat janë pasojat

e një shpërthimi bërthamor. Historiani Serhi Ploki në librin e tij kushtuar Çernobilit, nxjerr në pah faktorët që çuan në atë tragjedi, duke përmendur qasjen sipërfaqësore të regjimit sovjetik në organizimin e punës, faktorin personal në zinxhirin komandues që kishte si moto sloganin “mos i jep eprorëve lajme të këqija”, dhe mungesën totale të transparencës midisinstitucioneve shtetërore dhe njerëzve në menaxhimin e emergjencës.

Pas dekadash kërkime mbi atë katastrofë, historia ka mundur t’i japë disa përgjigje mbi

atë që ndodhi atë natë dhe në javët në vijim në pranverën e vitit 1986. Por ajo që mbetet

në kujtimet e ukrainasve dhe bjellorusëve, janë imazhet ende të gjalla të banorëve të atyrezonave që vdiqën nga rrezatimi, pa e ditur në atë moment se si dhe pse, ndoshta të mbajtur për dore deri në frymëfundit.

Radhët e gjata të autobusëve disa ditë pas shpërthimit, me të shpërngulurit që nuk e panë më shtëpinë e tyre. Sëmundjet që prekëshumë shpejt pasagjerët e atyre autobusëve, banorët e mbetur në zonat ngjitur, dhe ndërtuesit e sarkofagut mbi reaktorin nr.4.

Kujtimet mbeten të gjalla pavarësisht fshatrave të “gëlltitur” nga natyra e gjallë. Ato mbeten të pranishme tek tabelat udhëzuesetek furrat nëpër shtëpitë që dallojnë ende dhe midis gjelbërimit të harlisur, nga disa monumente kushtuar të rënëve në Luftën e Dytë Botërore

dhe që dikur përbënin qendrën e këtij vendi.

Këto kujtime janë zhvendosur së bashku me njerëzit. Por edhe me ata që janë larguar nga zonat përreth Çernobilit, të ndarë në territore sipas nivelit të infektimit. Ata njerëz e rifilluan jetën nga e para në qytete si SumiPerejasllav, Kiev dhe Polltava.

Disa prej tyreu detyruan të përjetojnë sërish përvojën e shpërnguljes për shkak të pushtimitaktual rus. Për shkak të këtyre kujtimeve, ukrainasit dhe bjellorusët nuk do të kishin shkuar kurrë të gërmonin në Pyllin e Kuq, apo të ngrinin kampe në fshatra të braktisura si Poliske, ku gjetën në një bodrum trupa të torturuar e të pajetë të  rinjve vendas.

Këto janë kujtimet që ndajnë së bashku populli ukrainas, bjellorus dhe ai rus, dhe nëse edhe në Ukrainën e pavarur menaxhimi i zonës së përjashtimit nuk mund të përkufizohet si ideali, kujtimi i të mbijetuarve, i trashëguar ndër breza, ai mbetet dokumenti ideal për

tu kuptuar më mirë se çfarë është në fakt kërcënimi bërthamor, si në nivel lokal ashtu

edhe në atë global.

Këto janë mësimet e radhënga e kaluara, të cilat nuk i kemi mësuar deri në fund, leksione që rishfaqen në këto ditë të errëta me ndjenjën se tashmë e kemi përjetuar më parë këtë histori. Por fakti i përjetimit sërish të saj, konfirmon se asgjë nuk është nxënë apo se nuk ka ekzistuar dëshira për të mësuar.

Dhe pas tragjedisë së pafundme të Çernobilit, Rusia kërcënon paturpësisht botën, duke konfirmuar se në tragjedinë e Çornobilit kujtesa e saj është e ndryshme nga ajo e ukrainasve. Kujtesa ruse, është ajo e atyre që menaxhuan nga Moska në mënyrën më të keqe të mundshme tragjedinë e reaktorit bërthamor. Por është edhe e atyre, që në shumë raste të tjera, përfshirë kjo e ditëve të fundit, nuk kanë dashur asnjëherë të pranojnë përgjegjësitë e tyre.

 

Fraksion.com