AktualitetBota+Të fundit

Kremlini: Nuk do sulmojmë asnjë vend të NATO-s, vetëm po na goditën vetë!

Rusia nuk ka në plan të sulmojë asnjë vend të NATO-s, deklaroi për PBS zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov. Kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur bëhet fjalë për një “akt reciprok”, u shpreh ai.

Lajmin e përcjell agjensia Tass, sipas të cilës Peskov është pyetur në lidhje me një zgjerim të mundshëm të konfliktit. Ai la të kuptohet se Rusia nuk ka ndërmend ta zgjerojë luftën. “Vetëm po na detyruan vete, por nuk mund ta mëndojmë këtë e as nuk duam ta mendojmë”, u shpreh ai.

Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, NATO vendosi të përforëconte njësitë e saj luftarake në vendet lindore që janë anëtare të aleancës. Sipas deklaratës përfundimtare në samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit, do të dërgohen njësi të reja ushtarake në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki. Deri tani njësi të tilla ka në Poloni dhe në tri shtetet baltike, Lituani, Letoni dhe Estoni. Aleanca shpjegoi se bëhet fjalë për “njësi të gatshme për luftë”, synimi i të cilave është të shmangin përhapjen e luftës e të frikësojnë Rusinë.

Njësitë shumëkombëshe përbëhen nga ushtarë të vende të ndryshme anëtare, një element ky me të cilin NATO kërkon që “ta bëjë të qartë se një sulm ndaj një vendi aleat do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithë aleancës.” Pikërisht për të demonstruar qëndrimin e ashpër të shteteve perëndimore ndaj Rusisë, në serinë e samiteve të zhvilluara në Bruksel erdhi për të marrë pjesë personalisht edhe presidenti amerikan Joe Biden.

 

Fraksion.com