AktualitetBota+Të fundit

Lavrov: Dërgimi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të jenë shkak për konflikt me Rusinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se dërgimi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të janë shkak për konflikt të drejtpërdrejtë mes ushtarëve rusë dhe forcave të armatosura të NATO-s. Në një fjalim në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO) Lavrov, bëri vlerësime lidhur me temat aktuale.

Duke bërë të ditur se po përparojnë me vështirës negociatat për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainë, Lavrov tha, “Sepse pala ukrainase edhe pse duket sikur i ka kuptuar gjërat e nevojshme për arritjen e marrëveshjes, ajo gjatë negociatave ndryshon vazhdimisht pozicion duke refuzuar propozimet e saj të veta”.

Lavrov ka mbrojtur idenë e tij se përfundimi në mënyrë të shpejtë i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është në interesin e SHBA-së. Sipas tij SHBA-ja dëshiron që Rusia të jetë në situatë konflikti dhe se ajo dëshiron që të vazhdojë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Pasi vuri theksin se nga Perëndimi ka deklarata për transferimin e avionëve luftarakë të tipit MIG të prodhimit sovjetik nga Evropa Lindore në Ukrainë, Lavrov tërhoqi vëmendjen se armët Stinger të dërguara në Ukrainë kanë rrezik që më pas të përhapen në Evropë.

Ai theksoi se nuk janë kundër ndërmjetësimit të vendeve perëndimore në procesin e negociatave me Ukrainën. Lavrov shtoi se Moska ka vija të kuqe të qarta dhe se Rusia ka nevojë për marrëveshje të fuqishme me Ukrainën që askush të mos mund t’i shkelë më pas.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të thotë konflikt me Rusinë

Në një vlerësim lidhur edhe me propozimin e Polonisë për dërgimin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë, Lavrov u shpreh se “Shpresoj që ta kuptojnë se çfarë nënkupton kjo. Ky është një konflikt i drejtpërdrejtë mes forcave të armatosura ruse dhe të NATO-s, që të gjithë duan ta shmangin dhe të cilën në parim thonë se nuk duhet të ndodhë kurrë”.

“Polonia dëshiron formimin e një selie në qytetin Lviv duke dërguar forca paqeruajtëse në Ukrainë”, tha Lavrov, i cili informoi se për të mbrojtur Ukrainën flitet që të dërgohen jo vetëm trupat paqeruajtëse të NATO-s, por edhe batalione të vogla ushtarake të vendeve Baltike.

 

Fraksion.com