“Basha vihet në dispozicion”; Alibeaj: Demokratët lëngojnë nga Berisha
Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Alibeaj: Si ti bëjmë bashkë të treja këto grupime? Kjo është mënyra e bashkimit se çfarë do të duhet të synojmë dhe për këtë arsye mendoj që secili të bëjë hap pas dhe Basha ka thënë që vihet në dispozicion të cdo lloj zgjidhje që e heq problemin. Dhe nga Berisha të hiqet dorë nga fryma përçarëse, agresioni. Besoj këto janë minimumi që kushdo e ka për të ardhmen e demokratëve.
Besoj se e kuptoni fare mirë që ajo që demokratët janë duke lënguar është dhe ky komponent.
Fraksion.com