AktualitetBota+Të fundit

Ministria e Jashtme ruse: Nuk është fillimi i luftës, por parandalimi i konfliktit global

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur për sulmet e Rusisë mbi Ukrainë, këtë të enjte, duke thënë se “operacioni i posaçëm”, siç ai u quajt që në fillim nga Putin, po kryhet për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe për të çmilitarizuar Ukrainën.

Më tej, Zakharova u shpreh se këto sulme nuk janë fillimi i luftës, por parandalimi i një situate që mund të çonte në një përplasje ushtarake globale.

“Nuk është fillimi i luftës, por fundi i saj në Donbas”, tha Zakharova.

 

Fraksion.com