“I thoja Berishës se ky po bënte lojëra”; Meta: Rama dhe Basha, kishin marrëveshje që në vitin 2014
Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kishin bërë një marrëveshje që në vitin 2014 që kishte të bënte edhe me ndarjen administrative territoriale.
Meta shtoi se e kishte informuar edhe ish kryeministrin Sali Berisha për lojërat që sipas tij po i bënte kreydemokrati Lulzim Basha për të cilin tha se i kishte treguar shenjat pasi nuk përgatitej kurrë për zgjedhje.
“Rama dhe Basha kanë bërë marrëveshje që në 2014. Padiskutim! E ke dëgjuar ti që përmend tani regjimin Rama-Doshi?
Unë i dija të gjitha lojërat që i bënte. Ia kam thënë edhe në sy. Kam informuar edhe Berishën se ky po bënte lojëra. Shenjat e tij kanë qenë të qarta sepse një njeri që nuk përgatitet kurrë për zgjedhje, që nuk shkon kurrë nëpër rrethe.
Pyetje: Po komisioni për Reformën Territoriale, çfarë domethënie ka?
Meta: Mund të pyesim edhe se çfarë kuptimi ka “trekëndeëshi i Bermudës’ po çfarë kuptimi ka?
Fraksion.com