AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali-Bashës: PD e ka humbur legjitimitetin, nuk meriton replikë nga shumica

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replikuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, teksa në Kuvend po diskutohet për pr.ligji për statusin e “Fëmijëve nën kujdesin e Republikës.

Spiropali drejtua Bashës, duke i thënë se e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për replikë nga ana e shumicës, pasi vetë PD është në kushtet e humbjes së legjitimitetit.

E keni futur opozitën në vallen e marrëzisë. Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Duke iu lënë na avazin tuaj, unë po kthehem te një hero i vërtetë. Sot ne propozojmë pr.ligjin për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”, për të mbështetur fëmijët e atyre prindërve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nuk ka mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e atyre fëmijëve, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre. Synimi ynë është t’iu ofrojmë përkujdesjen e shtetit fëmijëve të policëve, mjekëve, infermierëve, dëshmorëve të atdheut.”, tha Spiropali.

Nga ana tjetër kreu i PD-së i ëhstë përgjigjur duke e akuzuar për masakrën zgjedhore.

‘Legjitimin nuk ta japin milionat e grabitura në Dogana, legjitimitetin nuk ta jep as vota e blerë, as nuk ta jep grata e shba. Legjitimiteti duhet të burojë nga qytetarët. Dhe hapi i parë është që të kemi një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Dhë më 25 prill shqiptarët ju shkarkuan.’,  tha Basha.

 

Fraksion.com