Berisha “non grata”, Basha: Pa diskutim që ishte temë diskutimi me Escobar, qëndrimet e DASH do t’i dëgjoni nga zyrtari i SHBA
Në një prononcim për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar, kryedemokrati Lulzim Basha pranoi se temë diskutimi në selinë blu ka qenë edhe vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Basha tha se ky vendim ka qenë pjesë e diskutimi, ndërsa shtoi se mbi vendimet dhe qëndrimet e DASH do të flasë drejtpërdrejtë Escobar.
Pyetje: A patët diskutim për shpalljen e Berishës non grata?
Basha: Pa diskutim që çështja e ndëshkueshmërisë, sikundër politikat e sanksioneve non grata, ishin pjesë e diskutimit. Sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të DASH, jam i bindur se do të dëgjoni drejtpërdrejt nga Escobar për qëndrimet e DASH.
Pyetje: Ftesa e Escobar për të vizituar SHBA
Basha: Është një ftesë e përsëritur dhe po planifikoj një vizitë në Uashington, në mënyrë që të shtyjmë përpara objektivat e PD, por edhe daljen nga kjo gjendje dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli, dhe ecjen e Shqipërisë përpara me reforma, zgjedhje të lira e të ndershme.
Fraksion.com