AktualitetPolitikëTë fundit

“Meta shkalloi fushatën”; Basha: Nuk patëm sukses me djegien e mandateve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet zgjedhore që u arrit mes forcave politike. Gjatë emisionit “Open”, Basha akuzoi Ramën për shkelje të marrëveshjes dhe pranoi për herë të parë se “edhe atij që i vidhet lopa ka faj”.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Brenda opozitës nuk kishte konsensus në atë moment. LSI ishte kundër, ne ishim për të përdorur një taktikë që të detyronte Ramën të zbatonte 5 qershorin.

Edhe atij që i vidhet lopa është ka faj. Marrëveshjen me Edi Ramën bëri Berisha në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit. Nuk kemi qenë fasadë. Si mund të akuzosh fasadë një opozitë që dogji mandatet. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim, por qëlloi e pasuksesshme” – tha Basha që nuk i kurseu akuzat edhe për Presidentin Meta.

“Dy javët e fundit në një shkallim total të fushatës së partisë së vetë dhe një kosto për aleatin e vetë brenda PD-së. Sali Berisha u përpoq ta instrumentalizonte, për ta protagonizuar. U bind se protagonizmi i tij prishte punë”, tha Basha. 

 

Fraksion.com