AktualitetTë fundit

E paditi Ilir Meta, SPAK kërkon pushim të çështjes për Dvoranin

Prokuroria e Posaçme kërkon pushim të çështjes ndaj ish-drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Argumenti i SPAK për pushimin e çështjes është fakti që nuk ka vepër penale.

Padia ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se seanca në Gjykatën e Posaçme është parashikuar të mbahet nesër në orën 9:00.

Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

 

Fraksion.com