AktualitetPolitikëTë fundit

“Basha hodhi akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Gruas”; Vokshi: Ai nuk e zhbën dot kontributin e djersën e grave. Ja pse mbështes foltoren

Deputetja demokrate, Alban Vokshi në fjalën e saj në foltoren me Lidhjen Demokratike të Gruas, ka dhënë arsyet se përse ka mbështetur këtë nismë dhe sot e shohim krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka një plan konkret për ta rimëkëmbur Partinë Demokratike dhe për ta rikthyer në pushtet.

“Në këtë sallë janë qindra delegate që kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit të datës 11. Nuk janë në kasafortë, por janë këtu, kanë ardhur nga gjithë Shqipëria madje edhe nga Londra për këtë foltore. Në këtë sallë kemi edhe një pjesë të historisë së Lidhjes Demokratike të Gruas, ndaj unë përulem me respekt ndaj gjithsecilës prej jush. Në këtë sallë janë të gjitha kryetaret e zgjedhura në procesin e sapo përfunduar të gruas. 10 mijë anëtare të reja të anëtarësuara vetëm vitin e fundit. Dua t’i falënderoj me zemër, sepse ndryshe nga kolegët e tyre burra ata kanë ndjekur vullnetin e anëtarësisë. Një strukturë sikurse e përmendet edhe ju doktor, aq shumë demokratik, dëshironin ta zhbënin, por ja ku jemi, jemi këtu. Në telefonatën e bërë nga zoti Basha hodhi akuza sepse kjo strukturë nuk funksionon. Akuza tjetër e zotit Basha ishte se ju jeni përfshirë në veprimtari anti-statutore. Por kush është anti-statutore, fakti që duam të mblidhet një Kuvend? Nuk e zhbën dot kontributin tuaj zoti Basha, sepse ju keni trokitur derë më derë. Dua të shpjegoj se përse kam zgjedhur foltoren e nuk kam zgjedhur të rri me lidershipin.

Kam zgjedhur sepse dua të respektoj zërin dhe vullnetin tuaj. Kam zgjedhur të jem në foltore sepse unë jam rritur në PD, s’kam pasur asnjëherë post ministri, e madje as post partiak. Kryetari aktual nuk e di se çfarë janë sakrificat. Nuk e di për bijtë tuaj që janë tërhequr zvarrë e janë dërguar në komisariate. Por ne kemi qenë aty edhe në vitin ’97, kur ne na shanin e na përbuznin. Kam zgjedhur foltoren sepse besoj në vullnetin e Sali Berishës, sepse ndryshe nga Basha ai ka një projekt për një PD të hapur, demokratike, parti e të gjithave juve. Unë mendoj që mirënjohja është tipari që përcakton dinjitetin e një njeriu. Unë i jam mirënjohëse zotit Berisha sepse kam arritur këtu ku jam duke ndjekur këshillat e tij. Ai ma ka bërë shumë të lehtë sepse ndryshe nga lidershipi aktual i PD që do të ruajë karrigen, zoti Berisha ka një projekt, konkret, ka një plan që ta bëjë partinë tonë më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar”, tha Vokshi.

 

Fraksion.com