“Ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij”; 40 dit burg për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në Pogradec
Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
Sipas avokatit të tij, ai nuk i pranon akuzat dhe e shfaq veten të pafajshëm ndaj akuzave.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të çështjes në gjykim, ndërsa në seancë nuk u lejua as prania e familjarëve të të akuzuarit. Jashtë kamerave, familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se i është ngritur kurth për shkak të postit.
59 vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy nxënëseve të tij 14-vjeçareve.
Ngjarja e rëndë u denoncua disa ditë më parë, ndërsa sipas deklaratës së 2 të miturave, ai i vijonte ngacmimet seksuale prej më shumë se 1 muaji.
Në prani të psikologëve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.
Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.
Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit.
Fraksion.com