Life StyleTë fundit

“O zogu çfarë…”; Isli Islami e detyron blogeren italiane të fshijë foton nga Instagrami

Chiara Ferragni së bashku me familjen dhe disa miq të saj, udhëtoi drejt Greqisë për të kaluar disa ditë pushimi.

Ditën e djeshme, blogerja e famshme është rikthyer në Itali dhe gjatë fluturimit për në shtëpi ka realizuar disa foto nga dritarja e avionit me të cilin ka udhëtuar.

isli islami chiara ferragni (2)

Ajo ka pretenduar se po i jepte ”lamtumirën” Greqisë, por në fakt, modelja ka fotografuar Shqipërinë.

isli islami chiara ferragni (4)

Këtë detaj e ka vënë re gazetari shqiptar Isli Islami, i cili nuk e ka lënë pa një koment.

isli islami chiara ferragni (3)

Ai ka ripostuar në Insatstory-n e tij foton e shkrepur nga Chiara dhe krahas saj ka shkruar: “O Chiara, çfarë note e ke nxjerrë gjeografinë zogu?”.

isli islami chiara ferragni (1)

Nuk e dimë nëse blogerja italiane e ka kuptuar gabimin apo dikush tjetër ia ka përkthyer atë që Isli ka shkruar, por ajo e ka fshirë nga Instastory foton./panorama.al

chiara ferragni khaby lame (10)chiara ferragni khaby lame (1)chiara ferragni khaby lame (9)chiara ferragni fedez (8)

 

Fraksion.com