AktualitetEkonomiTë fundit

Tatimi mbi të ardhurat personale; Mblidhen 2.5 miliardë lekë më shumë në buxhet

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 16 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 18.2% më shumë se 5-mujori 2020, si dhe 0.2 miliardë ose 1.1% më pak se plani 5-mujor 2021.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dy janë faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave nga ky zë, deklarimi i të ardhurave individuale vjetore për personat që realizojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit si dhe dividenti.

Të ardhurat nga dividenti llogariten 3 milionë lekë.

“Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 360% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020, si dhe të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 134% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020”, bën të ditur MFE.

 

Fraksion.com