AktualitetTë fundit

Gjykata e Lartë rinis procedurat për plotësimin e 3 vakancave në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka njoftuar për 3 vende vakante, të krijuara sipas ligjit, përkatësisht për përfundimin e mandatit 9-vjeçar të Vitore Tusha, në datë 10 mars 2017, e emëruar në mars të viti 2008, njoftimi është bërë më datë 9. 1 2017. Për përfundimin e mandatit të  Fatmir Hoxhës me datë 25 shtator 2018, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë, i emëruar ne vitin 2011, njoftimi është bërë më datë 14.9 2018. Për përfundimin e mandatit të Gani Dizdarit në datë 22 prill 2019, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë, i emëruar në vitin 2013, njoftimi është bërë më datë 14.2. 2019.

Pas emërimit të 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit 2020, Gjykata u bë funksionale, në pritje të plotësimit të plotë të trupës.

 

Fraksion.com