‘Lufta’ mes bandave shqiptare për qendrën e Athinës, Aristidh Papa ishte viktima e 13-të, media greke i zbulon anëtarët me emra
Viktima e 13-të e mafies shqiptare, kush është banda që fshihet pas vrasjes së Aristidh Papës, media greke i zbulon me pseudonime.
Media greke pretendon se pas vrasjes së Aristidh Papës në Athinë fshihet ‘mafia’ shqiptare.
Dyshohet se 32-vjeçari ishte viktima e 13-të e bandës shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007 duke u marrë me grabitje, vjedhje , trafik droge dhe vrasje.
Anëtarët e bandës janë identifikuar me pseudonime nga media, ku pretendohet se kryetar është një 38-vjeçar që e thërrasin ‘’Mili’’, kurse nënkryetarë ‘’Doriani’’, ‘’Landi’’dhe ‘’Fredi’’.
Po ashtu hidhet dritë se si ka ndodhur atentati i shkurtit, ku ishte caktuar takimi me Aristidh Papën nëpërmjet bashkëpunorit ‘’Landi’’. Ekzekutorët ishin në një taksi dhe e qëlluan Papën, por vetëm duke e lënë të plagosur. Ata e kishin ndjekur Papën duke i bërë tre herë atentat, teksa herë e katërt nuk gabuan dhe e vranë në një kafene në lagjen Sepolia.
Aristidh Papa ishte pjesë e bandës rivale të shqiptarëve. Në fakt t dyja bandat janë të përbëra nga shqiptarë, njëra e ekzekutorëve me 9 anëtarë dhe tjetra nga 5, përfshirë dhe Aristidh Papën./bw
Fraksion.com