AktualitetTë fundit

Laboratori i drogës në Lushnje me alumin e llamba në mure; Arrestohen 3 persona, mes tyre dy punonjës të OSHEE-së

Me finalizimin e operacionit të koduar “Krutja”, u zbulua një laborator kanabisi i përshtatur në një ndërtesë në këtë fshat, rast për të cilin janë arrestuar të paktën tre persona.

Policia e Lushnjes ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të improvizuara si laboratorë.

Në pranga është vënë vetëm njëri nga 4 të dyshuarit: 40-vjeçari Mario Çela, banues në Lushnje.

U shpallën në kërkim 45-vjeçari Ervin Rista, banues në Tiranë, 54-vjeçari Lirim Serdani dhe 27-vjeçari Igli Borova

Këtë të fundit dyshohet se përshtatën ambientin e ndërtesës në pronësi të Ristës me aparatura që shpërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, për shpërdorim detyre u vunë në pranga dy punonjës të OSHEE, 64-vjeçari Mestan Zoto dhe 23-vjeçari Vilsi Liçi, banues në fshatin Gorre.

Punonjësit dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrën duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. Gjatë operacionit policia sekuestroi pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës të Lirim Serdanit, policia gjeti disa fishekë luftarakë dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

 

Fraksion.com