AktualitetTë fundit

Të shtënat me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë; Dyshohet se u konfliktuan për një…

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ndriçim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndriçim Jonuzi është konfliktuar me Bledi Oshtunin për një vend parkim pranë zyrës elektorale të Pd-së ku edhe ndodhi ngjarja.

Ndriçim Tahiri, qëlloi me armë zjarri drejt shtetasit Bledi Oshtuni, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Burime për  bëjnë me dije se Ndriçim Tahiri është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri. Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.
Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Gjithashtu, në vendngjarje mbërriti më herët edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar si akt burracak dhe atentat ndaj demokracisë ngjarjen e sotme në Kavajë ku mbeti i plagosur mbështetësi i PD, Bledar Okshtuni, ndërsa i ftoi qytetarët që në 25 prill t’i dënojnë masivisht me votë.

“Atentat kundër PD dhe Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që ai e di që humb, një njeri që ka humbur çdo lloj kufiri njerëz, tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundit, kërkojnë të frikësojnë Kavajën dhe PD-AN, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na janë mbyllur gojën kurrë, do të marrin përgjigjen me votë të dielën nga Kavaja. Të tilla akte kanë shënuar akte të mëdha, tregojnë humbjen e toruan nga një grusht njerëzish që e dinë që shqiptarët janë të vendosur që t’i largojnë”, tha Basha.

 

Fraksion.com