Rama ‘hedh fall’ në Gjirokastër dhe nxjerr letrat me numrat e PD dhe LSI: Vajte tek 69 të mori djalli dhe të çoi në djall
Kryeministri Edi Rama është marrë me letrat sot në Gjirokastër, teksa iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte treguar numrat 6 dhe 9, dy numrat e PD dhe LSI në fletën e votimit.
Duke iu referuar thirrjes së tij për kreu e PD Lulzim Basha, për t’u ndarë nga Berisha, Meta dhe Kryemadhi, Rama tha se nuk mund të ndahen 69. Sipas tij, po vajte tek 69 të merr djalli dhe të çon në djall.
“Sonte në darkë do të më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marrë studion, ky tjetri sonte, por i vërteti është ky sonte. Aty takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha fallxhorja, ça bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet Luli tha. I thashë çfarë po më thua. Ore ngele duke thënë ndahu, ua ke parë numrat ti. Çfarë numrash i thashë dhe më dha letrat. Tha po ça numri është ky? 6 i thashë. Jo tha është 9. Ça numri është ky? Se ty të kemi dhe mësuese matematike (6,9). Të kuptoj tha, s’ke faj ti. Edhe ty të kuptoj. Ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek 6, 9 ke, vajte tek 9, 6 ke. Vajte tek 69 të mori djalli dhe të çoi në djall. Unë jam i bindur, jam i sigurt që ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi. Dhe unë ju dua kaq shumë juve kuçiotëve, ju dua kaq shumë ju tepelenasve, kurveleshas, ju dua pa fund se ju ia fusni shkurt. I fusni 12 dhe nuk merreni as me 6 as me 9. Ju e keni 1,2, 12 mirupafshim. I kthejmë kështu Ilir poshtë, Saliu lart. Saliu poshtë, Ilir lart”, tha Rama.
Fraksion.com