AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali: Selam nga Noli për Berishën, Metën, Bashën dhe Kryemadhin

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali njëherazi ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin përmes një video ka recituar vargjet e Nolit duke i dërguar një selam nga Noli, Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit.

Arsyeja e kësaj video është gafa e radhës që Monika Kryemadhi, drejtuese e LSI, bëri sot teksa u shpreh se poezinë anës lumenjve të Fan Nolit, e ka shkruar Migjeni.

Spiropali teksa ironizon Kryemadhin ndërsa reciton poezinë, e mbyll atë duke thumbuar Metën dhe Berishën.

“Dhe një zë kumbon nga lumi, na buçet na zgjon nga gjumi, se mileti po gatite se Luli lebetite se pëlcet kërcet furtuna, fryhet Vjosa, derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, drudhet Sala dhe Liri. Se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumpeta, ngrehuni dhe bjeruni, korruni dhe shtypni. Katundarë dhe punëtorë që nga Shkodra gjerë në Vlorë. Selam nga Fan Noli”, shprehet në video Spiropali.

 

Fraksion.com