Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë për listat e PD-së
Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e padisë së parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.
Eridian Salianji, përfaqësues i PS tha se i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit: Numri i lartë i PD, paraqiti listë me 222 kandidatë. Komisioneri shtetëror për zgjedhjet vendosi të miratoje listat e PD, jo me numrin 222 por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor.
Vendimi u ankimua nga PD në KAS. KAS e pranoi kërkesën. Ne e kundërshtojmë këtë vendim. Numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit.
KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa numër fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.
“Në Kukës psh, PD ka garuar 9 kandidatë. Këtu s’mund të ketë votë parapëlqyese, arsyeton Salianji. Kjo mund të jetë taktike elektorale. Por kjo cënon parimin e listës se hapur sipas tij. Interesi ynë është tek gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin“, tha ai më tej.
Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për t’i pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.
Debati në mbledhje
Salianji:
1. Shkelet parimi i barazisë në garë
2. Shkelet e drejta e votës preferenciales, pasi me shtimin e kandidatëve e bën të pamundur thyerjen e herësit
3. Ngarkohet fleta e votimit
Gjyqtari Vokshi: Cili është interesi juaj që e kundërshtoni?
Salianji: Cënohet gara pasi PD ka më shumë kandidat! Zgjidhja është te fryma e ligjit!
Vokshi: Neni 67, a është tagër i komisionerit apo i rregullatorit për numrin e kandidatëve!
Saljanji: Nuk është përcaktuar me ligj kompetencë e rregullatorit, prandaj i lind e drejta komisionerit!
Komisioneri i është referuar vendimit të Rregullatorit!
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso: Për herë të parë KQZ vjen pa një qëndrim në seancë, as pro dhe as kundër vendimit të KAS për listat e PD.
Kaso: PD ka qenë kundër arsyetimit të Komisionerit për numrin e kandidatëve për çdo qark! Shifra 222 nuk cënon numrin minimal të nevojshëm! Si e kemi interpretuar në nenin 67?
Numri minimal duhet të jetë sa numri i mandateve në çdo qark, por neni nuk parashikon kufi për numrin maksimal.
Gjyqtari Vokshi: A do ishte e mundur fleta e votimit sipas kritereve ligjore me 222 kandidatë.
Ivi Kaso: po. Ne mendojmë që paraqitja e listës sonë nuk e cënon përmbajtjen e fletës së votimit.
Fraksion.com