5.9 ballë: Tërmeti i fuqishëm në Greqi, ndjehet dhe në Shqipëri
Një tërmet me fuqi 5.9 ballë të shkallës Rihter ndodhi para pak minutash në Greqi me pasojë që të ndjehet edhe në Tiranë dhe rrethe të tjera të Shqipërisë.
Lëkundja sizmike ishte 5.9 ballë dhe u lokalizua në orën 18.38 ora e Shqipërisë në Larisa.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të Shqipërisë deri në kryeqytet. Në Korçë e Pogradec raportohet se njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar.
Paraprakisht thuhet se tërmeti është me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me thellësi fokale në 10 km. Tërmeti u ndie në Thesali, Achaia, por edhe në Atikë.
Paraditen e djeshme një tjetër tërmet tronditi Greqinë me magnitudë 6.3 Rihter. Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike. Nga lëkundjet pati vetëm dëme materiale.
Fraksion.com