AktualitetBota+Të fundit

“Gratë flasin shumë”; Kreu i komitetit organizues të lojërave olimpike në Tokio jep dorëheqjen pas sulmeve për deklaratën e tij

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pasi u kritikua ashpër në lidhje me deklaratën e tij ofenduese për gratë.

Yoshiro Mori, javën e kaluar tha se gratë flasin shumë dhe se koha e tyre e të folurit në mbledhjet e komitetit drejtues duhet të jetë e kufizuar, pasi bëhen të bezdisshme.

Ai ditën e sotme ka kërkuar falje publike lidhur me këtë deklaratën e tij të papërshtatshme.

“Ajo që është me rëndësi tani është zhvillimi i lojërave Olimpike në korrik. Nuk duhet që prania ime të bëhet pengesë për këtë”, tha ai gjatë takimit me komitetin drejtues, dhe më pas dha dorëheqjen.

Dorëheqja e tij erdhi pas një “valë sulmesh” gjatë javës së kaluar edhe nga sponsorët kryesorë të cilët e kritikuan ashpër sjelljen e kreut japonez të lojërave Olimpike.

Një nder mbështetësitë kryesor të lojërave Olimpike, kompania “Toyota” u shpreh shumë e zhgënjyer nda sjelljes të papranueshme të Mori.

Mori, në një deklaratë për mediat tha se përveç kritikave nga të gjithë njerëzit, për atë nuk ka munguar kritikat edhe nga gruaja, vajza dhe mbesa e tij.

 

Fraksion.com