AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndihmë nga shteti zero”; Teliti: Pensionistja që kaloi COVID-19, harxhoi 2 milion lekë pëtr kurimin

Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti zhvilloi sot një bisedë me një pensioniste që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.

Ai sjell dëshminë e pensionistes Asime Çela, e cila tregon vështirësitë e mëdha në këtë përballje, ndërsa thotë se “kurën e ilaçeve e ka blerë me lekët e veta dhe me ndihmën e fëmijëve, pasi me pension është e papërballueshme kostoja prej 2 milionë lekësh”.

“Ndihmë nga shteti zero. Ndërkohë që në vit t’i merr pension 2 milionë lekë, të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it”, tha Teliti, duke iu drejtuar pensionistes.

 

Fraksion.com