“Një e treta e pacientëve me COVID, rikthehen në spital”; Mjeku: Ja pse ndodh, në Shqipëri…
Një studim, i realizuar nga Universiteti i Leicester-it, ngjalli jo pak frikë dhe panik, ndërsa u tha se një e treta e pacientëve që shërohen nga koronavirusi kthehen në spital brenda pesë muajsh.Ndërsa, një në tetë pacientë që e kanë kaluar koronavirusin ndahen nga jeta 140 ditë pas sëmundjes.
I Ftuar sot në “Ftesë në 5”, mjeku Ilir Alimehmeti, tha se këto shifra janë shumë të larta për realitetin shqiptar.
Sipas tij, rikthimi në spital i pacientëve ndodh për arsye të shumë faktorëve, duke përmendur mënyrën e mjekimit, moshën e pacientit, kohën kur ka dalë nga spitali, ndërsa theksoi se ka patur raste edhe në vendin tonë, por jo në shifrat e cituara nga studimi.
“Nuk k atë dhëna që nuk kthehet fare, kjo nuk është, por do të duhet pak kohë, pak durim. Nuk janë qelizat nervore ato që janë dëmtuar dhe për rrjedhojë ka mundësi rikuperimi sepse këto qeliza riaftësohen, rikrijohen. Zakonisht kthimi është në pak javë, por ka dhe persona që shkojnë shumë më gjatë në kohë. Studimi mbetet për t’u parë, trajtimi, ku janë nxjerrë nga spitali, përbërja gjenetike sepse kjo sëmundje kap shumë etni të veçanta. A është mundësia e përshpejtimit? Absolutisht që mund të jetë. Duhet parë, duhet hulumtuar. Ka një ris dhe në Shqipëri, por jo në këto shifra, jo që një e treta kthehet në spital. Ka një përqindje, por jo 33%, kjo është shumë e lartë. Po të ishte një ndër tre që kthehet në spital, është diçka që do ishte e dukshme”, tha mjeku.
Fraksio.com