“Do vjellësh gjakun e tyre”; Vëllezërit e motrave të vrara kërcënojnë djalin e Përparim Ademit: Do të të gjej kudo të jesh, s’do shpëtosh
Vëllezërit e 2 motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi, i kanë dërguar mesazhe kërcënuese djalit të këtij të fundit Kristo Telo, duke e kërcënuar me jetë.
Bashkim Metani dhe Gëzim Metani, vëllezërit e dy motrave, i kanë shkruajtur djalit të Ademit duke e kërcënuar se do ta gjejnë kudo që të jetë dhe se nuk ka për të shpëtuar.
Mos kujto se do shpëtosh se dhe ti je në komplot me Përparim ku***. Sa ti varrosim. Tani do villni gjakun e motrave të mia”, i shkruan Bashkimi në mesazh.
“Do të të gjej kudo që të jesh”, thuhet në mesazhin e Gëzimit.
Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. I pranishëm ka qenë edhe A. Metani, djali i Zhaneta Metanit dhe motra tjetër e tyre, Anxhela. Në dëshminë e tij, A. Metani ka deklaruar se fillimisht mamaja, Zhaneta i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij, por më pas e kishte mohuar. Ai shtoi se nuk e ka njohur kurrë babanë, teksa një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk është lënë nga tezja e tij, Anxhela.
Aktualisht, Ademi ndodhet në burg, pasi 2 ditë më pari Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin. Ademi do të gjykohet për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani, Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.
Ashtu siç është raportuar më herët, për këtë lidhje me 2 motrat ka qenë në dijeni edhe gruaja e tij, Vjollca Telo. Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt, dhe mesa duket kjo foto është shkrepur në një nga këto momente.
Fraksiobn.com