AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia.

Kryeministri mbërriti atje dhe në orën 14.30 minuta dhe hyri në banesën e familjes Rasha.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali ku u pritën nga familjarët e te ndjerit.

Vizita e tij në banesë është mbajtur private dhe nuk janë lejuar të filmohet apo fotografohet.

Kryeministri u prit mirë nga babai i 25 vjeçarit, ndërsa i premtoi se duhet të ketë durim pasi nuk ka dyshim që drejtësia do të vihet në vend. Kryeministri Rama ka qëndruar disa minuta e më pas është shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.

Ai është larguar së bashku me ministren Spiropali.

 

Fraksion.com