AktualitetPolitikëTë fundit

“Paketë e tretë për biznesin”; Hajdari: Pse po merret aq shumë borxh kur s’ investohet?

Deputetja Rudina Hajdari ka shtruar pyetjen se përse qeveria merr borxh kur ka investuar aq pak në përballimin e krizës për shkak atë situatës së pandemisë së COVID, ditën e sotme në seancën e parlamentit.

Sipas saj Rama është kryeministri që merr më shumë por investon më pak, duke theksuar se paratë janë çuar në koncesione PPP apo tendera.

“Sipas kësaj marrëveshjeje qeveria Rama do të marrë 15 milionë të tjera, një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë këto para, 1.2 miliardë euro borxh deri tani. Deficiti është as 500 mln euro, pra diferenca është shumë e madhe. Kur deficiti është shumë i ulët pse kemi marrë shumë borxh apo pse vazhdojmë të marrim? 500 milionë euro për përballimin e covidit. Edhe pse aq shumë borxhe kur paketat e investimit janë më të voglat se mesatarja e rajonit, ai është kryeministri që merr më shumë por investon më pak. Qeveria ka kontribuar 150 milionë euro për përballimin e covid. Meqë këto para u morën borxh, pse nuk jep një paketë të tretë, pse mos të japim një pagesë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Por paratë dërgohen në tendera apo koncesione PPP që po na marrin shpirtin”, tha Hajdari.

 

Fraksion.com