“Nuk replikoj me recepsioniste”; Murizi, Brisida Shehajt: Partitë e vogla nuk ngjajnë me tufën që je “zgjedhur” ti
Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi i është drejtuar ish-drejtoreshës së Tatimeve Brisida Shehaj me një mesazh, ku nuk kursen as etiketimet dhe as ironinë.
Murrizi e cilëson një të konvertuar me klering në nënkryetare të LSI, teksa shkruan se partitë e vogla nuk ngjajnë me tufën ku është zgjedhur udhëheqëse.
Ai thotë se nuk replikon zakonisht me recepsioniste por e bën këtë në respekt të gradës së saj si kapterrja e radhës e partisë.
Postimi i Murizit:
Një përgjigje për Brisidën famoze ish-drejtoreshën e tatimeve 2013-2017 të rilindjes që sot është konvertuar me klering nënkryetare e LSI.
E “dashur” Brisi!
Partitë e vogla nuk ngjajnë me tufën që je “zgjedhur” Ti udhëheqëse dhe nuk kanë surratin e partisë fole të hajduteve të administratës.
Sa për gradën time pyet pak më mirë ndonjë kapterr timin se unë kam qenë me gradë Major në policinë financiare jo tatimore, por Ty Brisi vetëm tatimoren mban mend.
Pastaj më mirë Major në policinë financiare Brisi sesa recepsioniste në bankë.
Për mbiemër Brisi nuk po përpiqem të të huazoj sipas atyre që ke ndejur, sepse do të më duhej të përmendja gjysmën e mbiemrave të Kombinatit dhe gjithë Kodrën e Diellit.
Zakonisht nuk replikoj me recepsioniste por në respekt të gradës tënde si kapterrja e radhës e partisë së një shtëpie dhe strehës së hajdutëve, po të përgjigjem.
Për partinë time mos mu vër në merak se më dobësohesh e shëmtohesh dhe pastaj të përzënë nga LSI.
Kam shume respekt për Ju Brisi dhe e vlerësoj shumë kohën që harxhuat për të shkruar për mua.
Ne nga Myzeqeja për ato që vlerësojmë shumë themi: marshalla dhe kapim hundën me dorë.
Suksese në jetë Brisi…………
Fraksion.com