AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 2021; Veliaj: Objektiv i PS blindimi i mandatit të 18-të në Tiranë

Kryebashkiaku  Veliaj, i ftuar në emisionin ‘’Real Story’ në News24 ka folur në cilësinë e drejtuesit të sapozgjedhur politik të PS në Tiranë.

Veliaj zbulon se objektiv i PS në Tiranë është blindimi i mandatit të 18-të. Sipas tij kjo është një detyrë dhe tashmë PS do të hyjë për herë të parë në zgjedhje jo me ‘copa’ apo parti që janë krijuar prej të larguarve nga partia.

Nga ana tjetër Veliaj ka folur edhe për objektivin e përgjithshëm të një mandati të tretë duke paralelizuar shembullin e Angela Merkel në Gjermani që ka 4 mandate. Sipas tij, gjithçka varret nga performanca dhe jo numri i mandateve.

‘’Mandat i tretë? Çfarë e gjeti Gjermaninë me Merkelin?

Performanca jonë është kjo. Ne sfidojmë si me rekordin e Saliut, si me Lulin në Bashki. Rama kaq ka takatin. Çfarë ka ky tjetri?

Blindimi i mandatit të 18-të në Tiranë është detyrë. E kemi humbur më parë për 10- 15 vota. S’kam asnjë iluzion për këtë. Nëse ka një ofertë më të mirë po, por është hera e parë që PS nuk hyn me copa apo parti që ikin. PD kanë dalë tre parti të reja. ‘’- tha Veliaj.

Por ndërkohë 18 mandate PS i fitoi në zgjedhjet e 2017, dhe tashmë në zgjedhjet e 2021 Veliaj kërkon të njëjtin sukses nga partia e tij.

 

Fraksion.com