AktualitetPolitikëTë fundit

1 javë para nisjes së Kuvendit; Rama mbledhje me Grupin Parlamentar të PS në Elbasan

Mbarojnë pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri Rama do të mbledhë në një nga komplekset turistike në Elbasan Grupin Parlamentar Socialist, në një mbledhje informale me deputetët e tij në prag të sesionit të ri parlamentar.

Një javë para nisjes zyrtarisht të legjislacionit të ri parlamentar, mësohet se socialistët do të diskutojnë axhendën e tyre parlamentare, veçanërisht qëndrimet që do të mbajnë në adoptimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor, por dhe çështjet e brendshme të kësaj partie.

Deputetët të ndarë sipas qarqeve kanë zonat e tyre të patronazhit, ku kanë dhe kontaktet e afërta me zgjedhësit dhe monitorojnë edhe organizimin e brendshëm të partisë. Gjendja e strukturave të PS në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2021 pritet të jetë pjesë e axhendës së takimit të sotëm.

 

Fraksion.com