Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës
Artan Hoxha sapo është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës, pasi ka arritur të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve, në zgjedhjet e zhvilluara sot.
Mësohet se Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, përkundrejt kundërshtarëve të tij, Mimoza Hafizit, e cila ka marrë 176 vota, dhe Kozeta Sevranit, që ka siguruar 122.