Bruksel; Lajçak takon Hysenin dhe Gjuriqin: Filluam dialogun politik në nivel ekspertësh
Sot në Bruksel kanë filluar takimet e nivelit teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të nivelit të lartë dhe takimit Hoti – Vuçiq.
Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka takuar koordinatorin e Kosovës për dialogun, Skënder Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Marko Gjuriq.
“Sot, ne po vazhdojmë diskutimet politike në nivel të ekspertëve. I lumtur t’u uroj mirëseardhje në këtë mëngjes dy negociatorëve nga dy palët, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq”, ka shkruar Lajçak.
Today, we continue our political discussions at expert level. Pleased to welcome the negotiators of both parties, Skender Hyseni and Marko Djuric this morning. pic.twitter.com/ZJr7Mij2sH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 23, 2020
Fraksion.com