U lye me benzinë dhe tentoi të vetëdigjet para Kryeministrisë: Kush është taksisti që ka bërë tatuazh Marinën dhe Berishën
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, ku një 39-vjeçar tentoi t’i vinte flakën vetes para godinës së Kryeministrisë. Bëhet fjalë për Uljan Kolgjegjën me profesion taksist.
Mësohet se 39-vjeçarit i kishin hequr patentën dhe ky fakt kishte ndikuar negativisht tek ai. Në kushte depresioni ai vendosi që të vetëflijohej, duke u lyer me benzinë. Për fat të mirë, policia ka reaguar në kohë, duke e neutralizuar dhe duke shmangur ngjarjen e rëndë.
Më pas ai u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje, për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Sipas deklaratës që ka dhënë vetë para efektivëve, është mësuar se pikërisht heqja e patentës e ka bërë të riun të ndërmarrë aktin e rëndë.
“Nuk mund të jetojë dot më në këtë situatë,’’– mësohet të jetë shprehur Kolgjegja.
Pa patentë ai nuk mund të qarkullonte me makinë dhe rrjedhimisht, kishte mbetur pa punë. Por, nuk dihet ende se përse i është hequr leja e drejtimit të automjetit Kolgjegjës.
Në fakt Uljan Kolgjegja nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun e rrjeteve sociale, madje as një taksist i zakonshëm.
Ai u bë i njohur fillimisht pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin Sali Berisha, vendim për të cilin më pas u pendua sepse këtë tatuazh e mbuloi duke i mbivendosur një dragua.
39 vjeçari më pas bëri tatuazh në krah një tjetër personazh të njohur, moderatoren Marina Vjollca dhe ky gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga Marina:
Fraksion.com