AktualitetPolitikëTë fundit

Eurodeputetët kërkesë për heqjen e vizave për Kosovën; Balla: BE po humbet besueshmërinë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur letrën e 42 eurodeputetëve drejtuar Presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit holandez, Mark Rutte për të hequr vizat për Kosovën në fund të 2020-ës.

Andrey Kovatchev ka publikuar në Twitter letrat, ndërsa deklaron se ka kërkuar në letër heqjen e vizave për Kosovën, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh.

“Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkënënshkrova 2 letra presidentit të Francës, Macron dhe kryeministrit holandez Rutte një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian  nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.

Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter deklaron se, “BE po humbet besueshmërinë dhe kredibilitetin duke mos respektuar përmbushjen e standardeve nga ana e Kosovës”.

“Plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet kredibilitet dhe besueshmërinë duke mos respektuar Kosovën për përmbushjen e të gjitha standardeve teknike.

Faleminderit të gjithë eurodeputetëve nga të gjitha grupet politike për mbështetjen e madhe të treguar nëpërmjet letrave dërguar presidentit Macron dhe kryeministrit holandez, Rutte’’, shprehet Balla.

 

Fraksion.com